Kovaçevski shprehet optimist se do të arrihet një marrëveshje
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takimin e sotëm në Ohër.

Në konferencë për medie të shtunën, ai u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje sot për planin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt më Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiq.

Kovaçeski nënvizoi nevojën e arritjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbi bazën e propozimit të Bashkimit Evopian.

I njëjti tha se do t'i shërbejë paqes mes dy vendeve por edhe tërë rajonit ballkanik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024