"Kot flasim derisa, ata na vrasin", protestohet në Pejë
Lexohet për: 2 min.
437082649_720447916970723_3828749874666413859_n
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Me moton "Kot flasim derisa, ata na vrasin", është mbajtur protesta në Pejë në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga ku iu bë thirrje institucioneve shtetërore të drejtësisë për trajtim dhe përgjegjësi më të madhe ndaj rasteve të dhunës ndaj të gjitha grave.

Marshi u organizua nga organizatat e shoqërisë civile në Pejë dhe nisi nga qendra e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, ku protestuesit kërkuan që urgjentisht të ndalohet dhuna në baza gjinore. Në protestë kanë marrë pjesë edhe familjarë të së ndjerës, Gjyljeta Ukellës.

Organizatori i kësaj proteste paqësore, ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që fëmijëve të së ndjerës t'i ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme.

Pjesëtari tjetër i protestës, Veton Muja theksoi se heshtja e kësaj protestë të sotme do t'i shurdhojë institucionet shtetërore.

Ndërkaq, Vlora Latifi pjesëtare e protestës tha se të gjithë qytetarët duhet të kërkojnë llogari nga shteti sepse aty është përgjegjësia.

Edhe Shemsie Seferi, pjesëtare e protestës theksoi se policia nuk i merr seriozisht rastet e dhunës së grave dhe kjo është arsyeja pse ato po ndodhin. Seferi bëri thirrje të gjitha grave që të lajmërojnë rastet e dhunuesve dhe të mos jetojnë me vrasës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024