Kostina: Kosova po sfidohet nga propaganda serbe, sikurse Ukraina nga ajo ruse
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, vlerëson se Kosova ka problem me propagandën serbe, njëjtë sikurse Ukraina që sfidohet me propagandën ruse.

Në një intervistë për KosovaPress, Kostina thotë se për shkak të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, 16 gazetarë ukrainas kanë mbetur të vdekur derisa ishin në krye të detyrës.

“Është një diversitet shumë i madh, sepse ne kemi disa sfida të përbashkëta, ndoshta financat, besimin, etj. Ne kemi nivele absolutisht të ndryshme të sfidave të tilla si dezinformimi”, deklaron Kostina

Kostina konsideron se sa i përket dezinformatave dhe propagandës, ruse shteti saj është vendi kryesor në rajon.

“Është një periudhë e vështirë. Unë mendoj se të gjithë në Ukrainë theksojnë pas gati dy vitesh luftë, por sa për mediat, ato janë vërtet shumë profesionale në rastin e propagandës ruse. Ukraina me të vërtetë do e sjellë në gjykatë. Dhe unë mendoj se do të jetë një përvojë e tillë dhe pasi një vend tjetër mund ta përdorë ndoshta. Pra, mendoj se në luftimin e dezinformatave ne jemi në një vend kryesor në rajon, por kryesisht në lidhje me propagandën ruse. Mendoj se në Kosovë keni sfida të ngjashme por me disa akterë të tjerë”, potencon Kostina.

Duke folur për sfidat që janë ballafaquar gazetarët gjatë raportimit, Kostina thotë se 16 gazetarë ukrainas janë vrarë në luftë për shkak të përgjegjësisë profesionale, disa civilë, dhe tjerët sepse shërbenin në ushtri.

“Raporti i fundit i sindikatës sonë kombëtare të gazetarëve... Pothuajse 80 gazetarë të vrarë në Ukrainë, 16 për shkak të përgjegjësisë profesionale, disa civilë, dhe tjerët sepse shërbenin në ushtri. Pra, në fillim të luftës, ndoshta shumica e gazetarëve, dua të them, gazetarët aktivë vendosën të shkojnë në luftë si ushtarë. Sepse ata vendosën se është më e rëndësishme të mbrohesh me armë sesa të mbrohesh me fjalë”, thotë ajo.

Sipas saj, të gjithë njerëzit ende vuajnë në të njëjtin nivel nga lufta që është zhvilluar aty.

“Nuk është një lloj kategorie njerëzish që kishin disa preferenca. Është ende sikur të gjithë njerëzit e Ukrainës, dua të them se vuajnë në të njëjtin nivel”, përfundon Kostina.

Kostina e cila ishte pjesëmarrëse në 25-vjetorin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, po ashtu bëri thirrje që të mbrohen privilegjet që kanë demokracitë e reja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024