Kosovë-Islandë, dardanët zbresin sonte në "Fadil Vokrrin" e zjarrtë
Sport
Lexohet për: 2 min.
470052802_1746546689221742_8727451752389583164_n
22 orë më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan KosovaPress.

Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.

Dueli i parë zhvillohet sonte në "Fadil Vokrri" në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media të zhvilluar dje bëri të ditur se mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet, andaj paraqitja e tyre sonte është në dyshim

Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes.

Lexo edhe:

https://kosovapress.com/kosova-pret-fitore-ndaj-irlandes-foda-nuk-ka-pasur-ftese-per-brrute

Optimistë për fitore u shpreh edhe sulmuesi anësor, Milot Rashica i cili deklaroi se përkundër se Islanda ka lojtarë kualitativ, Dardanët duhet ta bëjnë lojën e tyre duke shfrytëzuar në maksimum cilësitë individuale që kanë lojtarët, shkruan KosovaPress.

Atmosfera në stadiumin "Fadil Vokrri" pritet të jetë e zjarrtë pasi janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion, pra rreth 13 mijë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025