Kosova publikon listën e hendbollisteve për ndeshjet kundër Danimarkës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në hendboll te femrat ka publikuar listën e lojtareve të ftuara në grumbullim për ndeshjet me Danimarkën.

Danimarka është superfuqi e hendbollit, dhe dy ndeshjet e radhës do t’i ketë ndaj Kosovës, raporton KosovaPress.

Më 12 tetor, Kosova është mysafire e Danimarkës në Horsens, kurse më 14 tetor nga ora 20:15, Kosova e pret Danimarkën në Prishtinë.

Të dy këto ndeshje i takojnë Grupit 8 të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror Euro 2024, dhe janë ndeshjet e para të këtij cikli kualifikues.

Tri prej hendbollisteve të ftuara te Kosova veçse luajnë në kampionatin elitar të Danimarkës, kurse në grumbullim ka lojtare edhe nga klubet norvegjeze, gjermane, franceze, zvicerane si dhe të klubeve vendore.

Emër i ri në këtë grumbullim është portierja Aurora Kryeziu, e cila e vijon karrierën e saj në Gjermani, ndërsa për herë të parë janë ftuar edhe Arlinda Dinarica e Istogut dhe Dafina Mustafa e skuadrës zvicerane, Bruehl.

Kombëtarja mblidhet më 9 tetor në Hotel Internacional Prishtina. Më 11 tetor është udhëtimi për në Danimarkë, ndërsa kthimi nga Danimarka është më 13 tetor. Në grup me Kosovën e Danimarkën është edhe Polonia.

Hendbollistet e grumbulluara i gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024