Kosova pëson disfatë në Bosnjë, përmbysja kërkohet të dielën në Prishtinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova pëson disfatë në Bosnjë, përmbysja kërkohet të dielën në Prishtinë
New Project (14)
19/03/2026 - 21:51
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar një disfatë në udhëtim ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës me rezultat bindës 34-21, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Takimi nisi me një rivalitet të lartë, ku Kosova falë efikasitetit të Drilon Tahirukajt dhe organizimit të kapitenit Valon Dedaj, arriti të qëndronte mjaft afër vendasve, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 15-13.

Megjithatë, shpresa për një rezultat pozitiv u shua sapo nisi pjesa e dytë. Portieri boshnjak, Benjamin Burić, u shndërrua në një "mur" të pakalueshëm, duke pritur goditje të njëpasnjëshme dhe duke e lënë Kosovën me vetëm 8 gola të shënuar në tërë pjesën e dytë.

Ndeshja e kthimit, e cila është vendimtare për kualifikimin tutje në Botërorin 2027, do të zhvillohet këtë të diel, më 22 mars 2026 në Pallatin e Rinisë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026