“Kosova mbetet aleate e ShBA-së”, Kurti takon senatorët amerikanë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë

Atje, ai sot ka zhvilluar një takim me disa senatorë amerikanë.

Në llogarinë e tij në platformën X, Kurti ka thënë se ka folur për sulmin në Banjskë, teksa ka shtuar se Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Një kënaqësi për t’u takuar me @SenatorShaheen, @SenatorRicketts, @ChrisVanHollen & @ChrisMurphyCT. Unë fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjska, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së”, shkroi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024