Kosova kualifikohet në "play-off" të Botërorit 2027
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova kualifikohet në "play-off" të Botërorit 2027
New Project - 2026-06-09T193027.218
09/06/2026 - 21:40
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar një arritje historike duke siguruar kualifikimin në fazën “play-off” për Kupën e Botës 2027, si dhe kalimin në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Ky sukses i madh erdhi pas triumfit spektakolar si mysafire ndaj Gjibraltarit me rezultat bindës 8:0, duke mbyllur në mënyrë madhështore rrugëtimin në Grupin 2 të Ligës C.

Me këtë fitore, "Dardanet" siguruan vendin e parë në grup, me pikë të barabarta me Kroacinë, por me një goldallim më të mirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh tejet i lumtur dhe uroi skuadrën për këtë objektiv të realizuar:

"Realizimi i këtij objektivi është një arritje historike dhe plotësisht e merituar për vajzat tona, të cilat gjatë gjithë këtij cikli dëshmuan karakter të fortë, shpirt gare, përkushtim dhe besim deri në momentin e fundit."

Kryetari Ademi nuk kurseu fjalët e mëdha për ekipin dhe stafin teknik në krye me përzgjedhësin Sami Sermaxhaj, duke theksuar se ky sukses dëshmon progresin e vazhdueshëm të futbollit të femrave në Kosovë:

"Përgëzime nga zemra secilës futbolliste dhe stafit teknik në krye me përzgjedhësin Sami Sermaxhaj për këtë arritje historike. Vazhdoni të na bëni krenarë!"

Me një bilanc mbresëlënës prej 8 golave të shënuar në ndeshjen e fundit dhe me sigurimin e vendit të parë në grup përballë një rivali si Kroacia, "Dardanet" jo vetëm që siguruan biletën për në "play-off", por treguan se janë gati për t'u përballur me nivele shumë më të larta në Ligën B.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026