Është bërë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Mirëpo, për shkak mungesës të disa deputetëve të këtij komisioni që ndodhën jashtë vendit, nuk pati diskutime tjera. Kryesuesja e këtij komisioni, Time Kadrija, tha se do e bëjnë planin e punës bashkërisht dhe do të vazhdojnë me punë në këtë drejtim gjatë ditëve në vazhdim.
Ndërsa, deputetja, Kadrijaj në replikë, tha sot nuk dëshiron të bëjë debat politik, megjithatë tha se opozita ka lobuar çdoherë për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Në përbërje të këtij komisioni janë 11 deputetë, Ariana Musliu-Shoshi, Haxhi Avdyli, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Jeta Statovci, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Hisen Berisha, Rrezarta Krasniqi, Vlora Dumoshi dhe Erxhan Galushi.