Konjufca takoi kongresistin Torres: Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar kongresistin dhe mikun e madh të shqiptarëve, Ritchie Torres.

Konjufca, ka bërë të ditur sot se gjatë takimit me Torres kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë - SHBA, zhvillimet politike në Kosovë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Siç ka thënë dhe z.Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024