Kongo: 11 të vdekur gjatë rrëmujës në koncertin e Fally Ipupa
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Njëmbëdhjetë njerëz vdiqën, duke përfshirë dy policë, në një rrëmujë gjatë një koncerti të këngëtarit kongolez Fally Ipupa në një stadium të mbushur plot në Kinshasa, tha ministri i brendshëm të dielën.

Në Stadiumin e Dëshmorëve të kryeqytetit ishin mbi 80 mijë persona. Një pjesë e audiencës përfundimisht u fut në seksionet VIP, nga koncerti.

Policia regjistroi "11 vdekje, përfshirë 10 si rezultat i mbytjes dhe mavijosjes, dhe 7 shtrime në spital", tha ministri Daniel Aselo Okita.

Policia hodhi më parë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e dhunshme në rrugët pranë stadiumit, ku shumë ishin mbledhur përpara një koncerti të yllit të lindur në Kinshasa.

Numri përfundimtar i njerëzve të pranishëm në stadium e tejkaloi shumë numrin që rojet e sigurisë shtetërore dhe private mund të kontrollonin.

Fally Ipupa N'simba, i njohur me emrin e tij skenik Fally Ipupa, është një këngëtar-kantautor, balerin, filantrop, kitarist dhe producent kongolez. Nga viti 1999 deri në vitin 2006, ai ishte anëtar i Latin International, grupi muzikor i formuar në vitin 1986 nga Koffi Olomidé.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024