Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në veri
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më 16 prill ka realizuar një aksion inspektues në subjektet që operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut. Këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatores edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti. Në pikën e karburantit “WOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë.  Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia “.

Këtyre barnatoreve iu është ndërprerë veprimtaria farmaceutike dhe të njëjtat janë udhëzuar që të licencojnë veprimtaritë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi në vend. Ndërsa në pikën e karburanteve është ndaluar veprimtaria farmaceutike. Ministria e Shëndetësisë paralajmëron se aktivitetet të cilat dëmtojnë shëndetin e qytetarëve do të sanksionohen në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024