Bayern Munichu i ka dhënë Arijon Ibrahimovićit një kontratë të re profesionale, e cila do ta mbajë yllin me prejardhje shqiptare në “Allianz Arena” deri më 30 qershor 2027.
Sulmuesi 18-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e Bayernit që nga viti 2018, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Frosinone Calcio në Serie A dhe do të jetë pjesë e skuadrës së parë të trajnerit Vincent Kompany në vazhdim, raporton KosovaPress.
"Jam i kënaqur të vazhdoj kontratën time me Bayernin dhe të kthehem në shtëpi. Unë kam luajtur për këtë klub që nga rinia. Sezoni në Serie A më solli përpara si person dhe futbollist dhe tani mezi pres të filloj këtu, dua të vazhdoj të përmirësohem, të jap gjithçka për ekipin tim dhe klubin dhe të fitoj shumë tituj me Bayernin”, tha Ibrahimovic.
Ibrahimović u transferua në akademinë e Bayernit në verën e vitit 2018 nga FC Nürnberg. Ai shënoi gjithsej 28 gola në 52 paraqitje konkurruese për ekipet U17 dhe U19. Ai gjithashtu luajti 11 ndeshje për ekipin rezervë në Bavaria Regionalliga, duke shënuar katër gola dhe ka bërë një paraqitje deri më sot. Ai bëri 18 paraqitje në të gjitha garat për Frosinone dhe shënoi dy herë. Pas nëntë golave në 12 ndeshje për ekipin gjerman U17, si dhe dy në tetë ndeshje për U18, ai fitoi thirrjen e tij të parë në ekipin U19 të Gjermanisë vitin e kaluar.