Në kuadër të konferencës së Federatës së Paqes Universale, u diskutua edhe për "Tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor, ikjen e trurit të të rinjve dhe çështjet e familjes".
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, tha se qeveria ka fokus të veçantë mbështetjen ndaj të rinjve. Ajo përmendi shtesat për fëmijë, bursat dhe mbështetjen për aktivitetet sportive.
Ndërkaq, menaxherja e projekteve në UNODC, Viktoria Nesterovaite, shprehu shqetësimin mbi ikjen e të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor për arsye të papunësisë dhe korrupsionit.
"Më shumë se 70 për qind të rinjve në Ballkanin Perëndimor largohen nga rajoni dhe shqetësimi kryesor i tyre se janë të varfër dhe të papunë, dhe ka shumë korrupsion. Korrupsioni i prek të gjithë prandaj edukimi kundër korrupsionit është shumë me rëndësi. Rëndësia e edukimit në luftën kundër korrupsionit njihet edhe në kuadër të konventës së OKB-së", tha ajo."Kemi rënie të popullatës, secili shtet ka rënie, secili shtet në Ballkan nataliteti është në rënie. Në secilin shtet të Ballkanit kemi migrim...Nëse dëshirojmë të kemi rritje ekonomike duhet të rrisim produktivitetin me njerëz apo me teknologji....migrimi po ndodh me lëvizjet e tilla 50-60 mijë migrim çdo vit dhe kjo është interesante", tha ai.