Komunat shënuan progres për mos inicim të aktiviteteve të prokurimit të paplanifikuara
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komunat kanë shënuar progres sa i përket mos inicimit të aktiviteteve të prokurimit të paplanifikuara, thuhet në raportin “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” të publikuar të mërkurën nga Iniciativa për Progres(INPO).

Hulumtuesi i Lartë në Iniciativa për Progres INPO, Qëndrim Arifi tha se ky raport përfshin më shumë se 80 aktivitete. Ai shtoi se ky raport ka analizuar për secilën komunë nga dy kontrata.

Hulumtuesja në këtë organizatë, Lorenta Alija derisa ka prezantuar gjetjet kryesore të raportit tha se nga 14 komuna që kanë iniciuar tenderë të paplanifikuar me planin përfundimtar të prokurimit, këtë vit vetëm 5 prej tyre kanë vepruar kësisoj.

"Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit komunat kanë shënuar progres sa i përket mos inicimit të aktiviteteve të prokurimit të paplanifikuar. Nga 14 komuna që kanë iniciuar tenderë të paplanifikuar me planin përfundimtarë të prokurimit, këtë vit vetëm 5 prej tyre kanë vepruar kësisoj, respektivisht Komuna e Deçanit, Dragashit, Gjilanit, Prishtinës dhe Prizrenit. Ndërkaq, të papërmisueshme mbesin Komuna Dragashit, Deçanit dhe Prizrenit", tha Alija.

Monitoruesi i inciativës për Progres INPO, Valmir Ilazi ka përmendur disa nga rekomandimet për këto gjetje.

Ai tha se Komuna Deçanit, Dragashit, Gjilanit, Prishtinës dhe Prizrenit te sigurohen se iniciojnë tender në përputhje të plotë me planin e prokurimit.

Raporti “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës”, është mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024