Komuna e Istogut zgjodhi sportistin e vitit 2023
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Nën patronatin e kryetarit të Komunës sw Istogut, Ilir Ferati, Komuna e Istogut përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë sot  shpalljen e Sportistit të vitit 2023.

Gjatë vitit të kaluar në Istog janë shënuar një varg suksesesh sportive, duke përfshirë këtu kontributin e palodhur të sportistëve Istogas. Kryetari Ferati me këtë rast shpërbleu aktivitetin e tyre me dhënien e mirënjohjeve dhe shpërblimeve për nder të arritjes së suksesit në disiplina të ndryshme sportive.

Duke i përgëzuar sportiste dhe klubet sportive për të arriturat gjatë vitit 2023 Kryetari Ilir Ferati ofroi përkrahjen e tij dhe të institucioneve komunale edhe për vitet e ardheshme.

Ndarja e çmimeve për sportistin më të mirë të vitit 2023 u realizua sipas kategorizimeve të formuara nga komisioni përkatës.

 Shpërblimet u ndanë si vijon:

 Kategoria: Sportisti i Vitit 2023

 Albina Rugova - nga KHF Istogu

 Kategoria: Klubi i Vitit 2023

 KHF Istogu 

 Kategoria: Trajneri i Vitit 2023

 Faruk Shala nga KHF Istogu

Gjyqtari i vitit 2023 - Hekuran  Rugova

Shpresa e vitit 2023 - Erblin Shoshi

Fikret Shatri - për kontribut të veçantë në sportin e basketbollit

Dardan Kaliqani- Sportiv i Vitit2023

Mirënjohjet i dorëzoi Kryetari Komunës së Istogut Ilir Ferati së bashku me Nënkryetarin Ali Nimanaj dhe Drejtoreshën e DKRS-së Vlora Vuthaj.

Poashtu mirënjohje për kontributin e ngritjes së vlerave sportive u ndanë edhe për klubet e tjera sportive në Komunën e Istogut si dhe    Mirënjohje për përkrhaje financiare në Sport nga bizneset e ndryshme të Komunës së Istogut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024