Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar disa pika të rendit të ditës, ndër to ky komision hapi rrugë për hapjen e konkursit për tre anëtarë të Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe caktimin e një anëtari në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politik, raporton KosovaPress.
Në këtë mbledhje, me propozim të deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, në rend dite është futur edhe pika për shpalljen e konkursit për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Gjyqësor.
Po ashtu, komisioni shqyrtoi edhe Planin e Punës për sesionin pranveror (mars-korrik), i cili përfshin monitorimin e zbatimit të ligjeve.
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri propozoi tri shtesa në planin e punës, përfshirë vlerësimin e punës së Gjykata Komerciale dhe Gjykata Administrative, të themeluara në mandatin e kaluar.Sipas tij, duhet të vazhdohet edhe praktika e organizimit të një punëtorie të përbashkët me Komisionin për Legjislacion në Parlamentin e Shqipërisë, me qëllim shkëmbimin e përvojave në reformat në drejtësi.
Lidhur me këtë çështje, deputeti Adnan Rrustemi tha se do të ishte më e përshtatshme që monitorimi të bëhet në sesionin vjeshtor, duke e cilësuar si veprim të parakohshëm shqyrtimin në këtë fazë.
Ndërkaq, në pikën për caktimin e një anëtari në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë, Qorrolli, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoi deputeten Arjeta Rexhepi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...