Komandanti i KFOR-it viziton Istogun, takon kryetarin e kësaj komune
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka pritur në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Kolonelin Francesco Ferrara, i cili do të udhëheqë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it - Regional Command West për gjashtëmujorin e ardhshëm.
Kryetari Ferati i uroj mirëseardhje në Komunën e Istogut, Ferrara, të cilit i uroj suksese në detyrën dhe përgjegjësinë, që e ka marrë, po ashtu theksoi s'e bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje të ndryshme, të cilat do të jenë në interes të përbashkët për Komunën e Istogut.
Koloneli Ferrara e falënderoj kryetarin Ferati për pritjen dhe theksoi s'e po bëhen 25 vite, që ne kemi ardhur në Kosovë për herë të parë, ku në atë kohë e kam pas gradën toger. Në përgjithësi ne me qytetin e Istogut jemi të lidhur sepse kohën më të madhe nga të gjitha qytetet e tjera të rrafshit të Dukagjinit e kalojmë këtu pra në qytetin tuaj të bukur.
Po ashtu, gjatë takimit është biseduar për situatën në qytet, raportet me komunitetet, bashkëpunimet dhe punët që janë kryer në Istog nga ana e KFOR-it, etj.