Koha për një shumicë të re!
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dialogu me fqinjët nuk ka fund por mashtrimi i shqiptarëve të Kosovës duhet ta ketë fundin menjëherë!

Situata në veri është tepër shqetësuese dhe me rrezikshmëri të lartë përderisa është përfshi edhe KFOR, kurse  informacioni është i mangët ose më shumë është spekulim. 

Kuvendi i Kosovës dhe mekanizmat e sigurise, të gjitha janë shndërrua në mekanizëm në shërbim të errësirës informative për situatën. 

Data e zbatimit të marrëveshjeve për dokumentet dhe targat, ishte dashur të fillonte që nga 15 shtatori 2021.

Na u tha se u shty pas bllokades dhe gjithçka është kthyer në tavolinën e bisedimeve. Asnjë informacion rreth atyre bisedimeve, ani pse kisha reaguar për hapat e gabuar të qeverisë Kurti2, për të dialoguar marrëveshjet e nënshkruara nga të dyja palët! 

Sot, sërish u rikthyen bllokadat dhe vendimi u shty apo pauzua apo……? 

Po i përmendi dy elemente si fakte për demantim të propagandës pas deshifrimit:

E para, qeveria Kurti2, kurdoherë që i duhet vota ime për ta mundur listën e Goran Rakiqit, e ka! Ia premtoj publikisht dhe për t'më bindë t'ia jap votën, duhet ta shkarkoj Goranin prej ministrit. Ai nuk mundet një ditë në barrikada, një ditë në kryeministri me ndejt dhe e dyta, taktika serbe e njohur tashmë për ne shqiptarët që kemi luftë mbishekullore me serborus, kinse po e luftojmë Albinin, e me i detyrua shqiptarët ta mbyllë gojën para dështimeve të tij si kryeministër, unë nuk e honeps këtë taktikë, nuk i takoj atij grupi shqiptarësh që e kanë vajtu Rrahman Morinën, pasi e ka vra Serbia. 

Të gjendur në këtë situatë për mendimin tim pas dy dështimesh për ta shtrirë sovranitetin shtetërore në veri të Kosovës, unë mendoj se ky kuvend tashmë ka mjaftueshëm arsye për të menduar që kryeministri Kurti të IK me turp e faqe të zezë nga drejtimi i shtetit. 

Thirrja ime sot, nuk është e drejtuar kryeministrit Kurti por deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të renditen në një shumicë tjetër të re dhe të zgjedhim një figurë e cila e do Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe jo ky mashtrues me “Republikën tonë demokratike”. 

Dialogu me fqinjët nuk ka fund por mashtrimi i shqiptarëve të Kosovës duhet ta ketë fundin menjëherë dhe sa më shpejtë. 

Nuk ka nevojë për "demokraci popullore", sepse Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës si Republikë dhe demokraci  parlamentare dhe meqë është e tillë në zbatim të kësaj norme ju bëj thirrje kryetarëve të opozitës të nisin bisedimet me secilin deputet të kuvendit për të krijuar shumicën e re! 

Mjaftë me rrena!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024