Këngëtari James Blunt kujton kohën si ushtar në Kosovë: Isha pjesë e ndaljes së gjenocidit serb
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Këngëtari i famshëm anglez, James Blunt ktheu kujtimet prapa kur shërbeu si ushtar i NATO-s në Kosovë, për çka ka theksuar me krenari se ishte pjesë e ndalimit të gjenocidit të Serbisë ndaj civilëve në Kosovë.

Ai e ka sjell këtë periudhë të jetës së tij në formën e një dokumentari, i cili do të shfaqet në kinematë e Britanisë së Madhe më 6 dhjetor.

Përmes një postimi në “X”, këngëtari dhe togeri James Blunt ka thënë se ishte pjesëtar i NATO-s, kur u dërguan për të ndaluar gjenocidin, ku ushtria serbe po vriste civilë kosovarë.

“Ushtria serbe po vriste civilë shqiptarë kosovarë dhe NATO-ja u dërgua për të ndaluar gjenocidin, pjesë e të cilës isha edhe unë. Unë jam togeri James Blunt dhe kjo është pjesa e parë e ditarit tim me video. Sot ne pozicionohemi në Ballkan. Këtu janë gjërat e mia të paketuara për luftë. Dhe unë do të filmoj pamje sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Blunt në postimin e tij.

Krahas videos, Blunt la një mbishkrim duke pyetur, nëse ka treguar se përpara se të bëhej këngëtar, ishte ushtar.

Në vitin 1999, Blunt doli vullnetarisht për t’u bashkuar me një skuadrilje të “Blues and Royals” duke u vendosur me NATO-n në Kosovë.

Gjatë detyrës së Blunt në Kosovë, ai kishte sjell me vete kitarën e tij të lidhur në pjesën e jashtme të tankut të tij dhe ndonjëherë performonte për vendasit dhe trupat. Blunt, derisa ishte në detyrë, shkroi këngën “Jo trimëri”.  Ai  vazhdoi angazhimin e tij si ushtar deri në nëntor të vitit 2000, ku më pas u dërgua në Regjimentin e Kalorësisë Familjare në Londër, si anëtar i Gardës së Mbretëreshës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024