Kënduan "You'll Never Walk Alone" pasi që i vdiq i biri, ja reagimi i Ronaldos drejt tifozëve të Liverpoolit
Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shprehur falënderimet e tij drejt tifozëve të Liverpoolit për përkrahjen që treguan në lidhje me vdekjen e birit të tij të porsalindur.
Gjatë minutës së 7’ të humbjes 5:0 të Manchester United kundër Liverpoolit, tifozët duartrokitën një minutë dhe kënduan himnin “You’ll Never Walk Alone” në shenjë solidarizimi me Ronaldon, përcjell KosovaPress.
Ronaldo nuk ishte pjesë e ndeshjes pas komunikatës që bëri me partneren e tij Georgina Rodríguez, në lidhje me tragjedinë familjare që kishte ndodhur.
Përmes një postimi në “Instagram”, Ronaldo falënderoi tifozët e Liverpoolit për shfaqjen mahnitëse të tyre, që pushtoi botën e futbollit në njërin nga derbit më të madh në Angli.
“Një botë, një sport, një familje botërore, faleminderit Anfield. Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie", shkruante Ronaldo në "Instagram".
Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni momentin kur tifozët e Liverpoolit këndojnë himnin “You’ll Never Walk Alone” në shenjë solidarizimi me Cristiano Ronaldon.