Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nuk po e zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese tash e mbi pesë muaj për t’ua paguar 3.3 milionë euro mbi 1300 punëtorëve të saj.
Punëtorët e KEK-ut presin të marrin mesatarisht nga 3 mijë 500 euro secili për punën e kryer gjatë ditëve të vikendeve, e të cilat nuk iu ishin paguar më parë.Këtë shumë të parave prej 3.3 milionë eurosh KEK-u detyrohet t’ua ndan punëtorëve si kompensim për ditët e punës gjatë vikendeve, për periudhën 2011 deri më 2018.
Punëtorët po vazhdojnë të kërkojnë nga KEK-u realizimin e të drejtave të tyre për kompensim.
Megjithatë, për moszbatimin e vendimit të Kushtetueses, nga menaxhmenti i KEK-ut nuk janë përgjigjur për KosovaPress.
Remzi Hashani, i cili tash e disa vjet punon në KEK thekson për KosovaPress se ditët e festave zyrtare dhe të vikendeve nuk paguhen nga kompania.
Hashani derisa kërkon të zbatohen të drejtat e tyre, thotë se ndihen të “shkelur” nga shteti.
"Kemi bërë kërkesë prej KEK-ut që të na paguhen ditët shtesë, por nuk ka ndodhur dhe na është dashtë ta padisim në Gjykatë. Të gjitha vendimet e Gjykatës i kemi fituar, por KEK-u është duke hesht. Me dëshirë nuk ka qenë padija, por na është imponuar, dhe drejta jonë gjithmonë ka fituar...Jemi të zhgënjyer, edhe ashtu punëtorët e prodhimit jemi gjatë gjithë kohës të shkelur, sepse punojmë vikendeve, festave, jemi të anashkaluar prej botës dhe duhet të na paguajnë", tha Hashani.
"I kemi fituar të gjitha me Gjykatë. Jemi të zhgënjyer shumë, ne punojmë me ndërrime, për ne nuk ekziston vikend...10:28 As festa nuk ka për ne, ne punojmë për çdo festë”, tha Hashani për KosovaPress.
Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica tregon për KosovaPress se pavarësisht që e kanë fituar të drejtën ligjore, punëtorët vazhdojnë të mos paguhen për orët shtesë.
"Ne si padi që e kemi bërë në vitin 2012, janë 1317 punëtorë që i bie më shumë se 3 milionë pa kamatë dhe shpenzime tjera deri në vitin 2017, kurse pjesa tjetër nuk është llogaritur dhe është rreth 10 milionë euro për të gjithë punëtorët e KEK-ut...0:12Ne e kemi fituar në të gjitha Gjykatat lëndën dhe nuk është duke u realizuar për punëtorët me ndërrime, pra fundjava, e cila është me ligj të punës që duhet të paguhet me 50 për qind më shumë se ditët e zakonshme, mirëpo kjo nuk po ndodh. Ne e quajmë edhe si keq menaxhim për arsyeje se deri në përmbarimin e këtyre mjeteve nëse nuk realizohen, edhe KEK-u mund të humb financiarisht. Këtë kanë mundur ta realizojnë që nga fillimi, mos të aplikoheshin kamatat, mos me humb prej seancave të gjyqësorit dhe të avokatëve, të padive të ndryshme dhe me realizua ashtu siç i ka hije një institucioni shtetëror, një ndërmarrje publike e cila është me e fuqishmja në Kosovë”, tha Llumnica.
Mes tjerash, Llumnica paralajmëron për protesta në rast se menaxhmenti vazhdon të mospaguhen për orët shtesë gjatë vikendeve.
Ndryshe, paditësit pretendojnë se në nenin 56 të Ligjit të Punës së Kosovë, përcaktohet që punëtorët që punojnë në kujdestari, gjatë orareve të natës dhe jashtë orarit, marrin 30% shtesë, ndërsa për punën gjatë festave dhe gjatë fundjavës ju takon 50%.
Betejën gjyqësore, punëtorët e kishin fituar ndaj KEK-ut në dy shkallët e para të gjykatave, të cilat kishin urdhëruar KEK-un t’ua paguajë paditësve kompensimin në formë të pagave shtesë që nuk u ishin paguar për punën gjatë fundjavave.
Por menaxhmenti i KEK-ut nuk ishte ndalur me kaq. Rastin e kishte vazhduar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Aty kishte kërkuar nga gjykata që të vlerësojë kushtetutshmërisë e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Por, zvarritja disa vjeçare për 3.3 milionë eurosh ka marrë epilog final në fund të muajt shtator të viti 2022./E. Krasniqi