KEK në “operim të jashtëzakonshëm”, tregon kur rikthehet në operim Blloku A5
Dëgjoje me zë...
KEK në “operim të jashtëzakonshëm”, tregon kur rikthehet në operim Blloku A5
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bën të ditur se që nga 19 dhjetori 2025 është duke operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi të energjisë elektrike, duke mbajtur tri blloqe të Termocentralit Kosova A në punë paralelisht për plot 31 ditë.
Sipas KEK, ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.
“Për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për siguri energjetike, nga 19 dhjetori KEK ka kaluar në operim të jashtëzakonshëm duke arritur me sukses të operoje me 5 njësi gjeneruese për 30 ditë në punë njëkohësisht, duke përfshirë: 3 njësi nga Kosova A e 2 njësi nga Kosova B”, thuhet nw njoftim.
KEK thotë po ashtu se Njësia A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve, duke iu bashkuar 4 njësive aktuale gjeneruese.
“Kjo do të mundësojë vazhdimin e operimit të jashtëzakonshëm me 5 njësi aktive, në funksion të stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet nw njoftim.
Dje, Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5 është ndalur nga operimi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:25, për shkak të një rrjedhjeje të ujit të evidentuar në ekranet e sistemit gypor, në kuotën 10–15 metra.
https://kosovapress.com/kek-ndal-a5-per-shkak-te-rrjedhjeve-te-ujit-vazhdon-prodhimi-ne-4-njesi
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.