KB Prizreni synon Kupën e Kosovës dhe inkuadrimin në play-off
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kupa e Kosovës është synimi kryesor i klubit të basketbollit “Prizreni”, për këtë sezon të Superligës.

I kënaqur me ecurinë e skuadrës deri në këtë pikë të sezonit është shprehur njëri nga themeluesit e këtij klubi, Arbnor Rifati. Ai ka thënë për KosovaPress, se duke parë rivalitetin e madh në Superligë, rezultatet e deritanishme janë mjaftë të mira për KB “Prizrenin”.

Rifati më tej tha se ndihet krenar që baza e klubit është e përbërë nga lojtarët vendor, derisa zbuloi se Kupa e Kosovës, është objektivi kryesor i tyre.

“Kjo skuadër çdoherë lufton për trofetë e mundshëm, normal është vështirë, por assesi ne nuk krijojmë skuadër për mbijetesë. Ajo çfarë jam krenar me klubin e basketbollit Proton Prizreni se momentalisht jemi i vetmi ekip në Superligë që kemi vetëm tre të huaj, është klub që jep objektivitet dhe iu jep rëndësi lojtarëve vendor. Jemi me fat që kemi lojtarë vendor shumë të mirë në ekip dhe boshti i skuadrës sonë përbëhet prej lojtarëve vendor...(04:54)...Prioritet do të jetë hyrja së pari në play off dhe fitimi i Kupës së Republikës së Kosovës që do të mbahet në fund të muajit shkurt.”, theksoi Rifati.

Për nga ana financiare, klubi prizrenas krenohet për një stabilitet të nivelit të lartë, gjë e cila, sipas Rifatit, po forcohet nga dita në ditë.

Ai ka folur edhe për vendimin e FBK-së për mos lejimin e tifozëve mysafirë në ndeshjet e basketbollit, vendim për të cilin ka thënë se është i duhur, pasi parandalon dhunën në palestra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024