KB Bashkimi fiton ndeshjen e parë kundër Borës në gjysmëfinale
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KB Bashkimi fiton ndeshjen e parë kundër Borës në gjysmëfinale
New Project - 2026-04-22T183551.682
22/04/2026 - 21:35
Linku u kopjua

Bashkimi ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-off-it, duke mposhtur Borën me rezultat të ngushtë 73-70 në një atmosferë të nxehtë në Prizren.

Ndeshja ishte dramatike deri në sekondat e fundit, ku përvoja e vendasve bëri diferencën kundrejt lojës luftarake të mysafirëve. Lojtari më meritor për këtë triumf të prizrenasve ishte padyshim Shanon Shorter, i cili shkëlqeu me 28 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, duke u treguar vendimtar në momentet kur skuadra kishte më së shumti nevojë për pikë.

Me këtë fitore, Bashkimi hedh një hap të sigurt drejt finales, duke marrë avantazhin në serinë gjysmëfinale.

Sfida e ardhshme zhvillohet të shtunën në Prishtinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026