Katër persona u vranë nga një tornado në bregun lindor të shtetit në qarkun Shen Lucia, Florida gjatë natës.
Banorët e Floridës po paralajmërohen të mos vizitojnë zonat e prekura nga uragani Milton pasi solli tornado, përmbytje dhe stuhi në shtet.
Më shumë se tre milionë shtëpi dhe biznese janë pa energji, ndërsa guvernatori Ron DeSantis thotë se priten më shumë përmbytje.
Në Shën Petersburg, në bregun perëndimor, furnizimi me ujë u ndërpre, një vinç u shemb në një ndërtesë gazete dhe çatia e një stadiumi të Major League Baseball u gris, sipas BBC.
DeSantis tha sot se Milton është një stuhi e madhe, por jo një "skenar i rastit më të keq".
"Ne do të kemi një kuptim më të mirë të shkallës së dëmit me kalimin e ditës," tha ai.
Më shumë se 1.6 milionë njerëz në Florida perëndimore janë tani pa energji elektrike.
Stuhia e kategorisë së tretë, një ciklon me erëra më shumë se 200 kilometra në orë, zbarkoi në jug të qytetit Tampa, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Nivelet e lumenjve në Florida parashikohet të vazhdojnë të rriten dhe përmbytjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.