Katër ushtarakë të Australisë janë zhdukur në brigjet verilindore të vendit pasi një helikopter i ushtrisë u rrëzua në oqean, njoftoi Canberra të shtunën.
“Mbrojtja (Ministria) mund të konfirmojë se një helikopter i Ushtrisë Australiane MRH-90 Taipan ka goditur ujërat pranë ishullit Lindeman, në brigjet e Queensland”, informoi Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.
"Katër pjestarë kuipazhi ishin në bordin e avionit në momentin e incidentit dhe aktualisht janë të zhdukur", thanë nga ministria, duke shtuar se kërkimet për anëtarët e ekuipazhit të zhdukur po vazhdojnë.
“Exercise Talisman Sabre 2023” janë stërvitjet më të mëdha ushtarake të Australisë me SHBA, që përfshin rreth 30,000 personel ushtarak nga 13 vende. Stërvitjet filluan më 22 korrik dhe do të vazhdojë deri më 4 gusht.
“Ndajmë dhimbjen me të dashurit e të zhdukurve”, u bë e ditur në deklaratë, shkruan AA, përcjell KosovaPress
"Të gjithë australianët i mbajmë në zemrat tona dhe ne mbajmë shpresë ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po kryejnë punën e tyre tani. Ne kemi besimin maksimal në profesionalizmin dhe aftësitë e tyre", tha kryeministri.