Kapet 50-vjeçari në Shkodër i dënuar me mbi 9 vite burg në Itali, pritet ekstradimi i tij
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tolin Fufi, 50-vjeç ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës si i dënuar nga Italia për trafik droge.

Ai është i dënuar me 9 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Milanos për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”,  parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Policia njofton se janë duke punuar me autoritetet përkatëse për të ekstraduar 50-vjeçarin drejt Italisë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve  bënë ndalimin  me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në  Shkodër.  Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar  këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”,  parashikuar nga Kodi Penal Italian.  Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese  po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”/A2

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024