Kaos total te Federata Italiane e Futbollit, dështon plani i trajnerit të ri
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kaos total te Federata Italiane e Futbollit, dështon plani i trajnerit të ri
New Project - 2026-07-27T140844.011
27/07/2026 - 14:11
Linku u kopjua

Situata te kombëtarja italiane është bërë kaotike.

Ajo që duhej të ishte një rinisje e madhe, po shndërrohet në një kaos të plotë organizativ.

Pas viteve të vështira dhe makthit të tri Botërorëve të humbur radhazi, ardhja e dyshes Paolo Maldini dhe Leonardo u pa si kthesë e duhur. Misioni ishte i qartë: të gjenin trajnerin e ri.

Plani A ishte tepër ambicioz. Pep Guardiola. Tentativë e madhe, por e destinuar të dështojë, sepse katalanasi ka vendosur të marrë një vit pushim për familjen pas viteve në Manchester.

Goditja e dytë ishte më e rëndë.

Edhe Andrea Pirlo nuk pati sukses për shkak të lidhjeve me kompaninë ruse të basteve. Një detaj që duhej të ishte verifikuar shumë më herët.

Ky dyfish i dështimeve ka dobësuar shumë pozitën e Maldinit dhe Leonardos. Në FIGC tani po hapen skenarë të rinj.

Nëse presidenti Giovanni Malago vendos për një emër të madh si Antonio Conte apo Roberto Mancini, vështirë të imagjinohet që ata të pranojnë të jenë zgjedhja e tretë.

Në atë rast, Maldini dhe Leonardo mund të tërhiqen.

Karta e vetme që u ka mbetur në dorë është Silvio Baldini. Një zgjidhje ndryshe, e fokusuar te njohja e futbollit italian dhe te të rinjtë nga puna me U21, me idenë për të kopjuar modelet Scaloni te Argjentina apo De La Fuente te Spanja.

Baldini do të ishte edhe një zgjidhje më pak bllokuese, nëse pas një viti Guardiola vendos vërtetë të pranojë një kombëtare.

Një gjë është e sigurt: pas dy dështimeve, Federata nuk ka më luksin të gabojë

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026