Kalim i paligjshëm nga Maqedonia e Veriut, policia ndalon dy të dyshuar
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kalim i paligjshëm nga Maqedonia e Veriut, policia ndalon dy të dyshuar
Policia-1-1-1
Foto Ilustruese
06/06/2026 - 12:29
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar në Han të Elezit, pasi të njëjtit dyshohet se po tentonin të kalonin kundërligjshëm kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 5 qershor rreth orës 16:10, kur njësitet policore gjatë patrullimit kanë hasur dhe ndaluar dy të dyshuar meshkuj.

Gjatë verifikimit të identitetit, njëri nga të dyshuarit ka rezultuar me urdhër-arrest aktiv dhe ndaj tij do të veprohet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Ndërkaq, i dyshuari tjetër, pas konsultimit me prokurorin kompetent, është liruar në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026