Merr fund beteja e ashpër ligjore mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Aktori i njohur ka fituar gjyqin ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilën e kishte paditur për shpifje.
Sipas jurisë, shkrimi i Heard, referuar marrëdhënies së saj me Depp, ishte i rremë dhe përcillte "një implikim shpifës" për njerëzit e tjerë përveç aktorit. Depp, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin “Piratet e Karaibeve”, është dëmshpërblyer me 15 milionë dollarë."Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes mediave, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje. Ajo tashmë kishte udhëtuar nëpër botë dy herë brenda një nanosekondi dhe kishte një ndikim shkatërrues në jetën dhe karrierën time. Dhe gjashtë vjet më vonë, juria ma ktheu jetën time. Jam vërtet i përulur”, tha aktori.
Ish-bashkëshortja e tij, Heard tha se ndihej e zhgënjyer dhe se kishte mbetur pa fjalë.
Depp, 58 vjeç, kishte paditur ish-gruan e tij për shpifje dhe kërkonte 50 milionë dollarë, referuar një artikulli të Washington Post të viti 2018, ku ajo akuzoi aktorin se e kishte dhunuar.
Heard, 36 vjeç, paditi për ish-bashkëshortin e saj dhe kërkonte 100 milionë dollarë, duke thënë se e “ndoti” atë duke e quajtur gënjeshtare.