Jehona Lushaku-Sadriu: Dalja e ulët në votime, pasojë e zhgënjimit me qeverisjen
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Jehona Lushaku-Sadriu: Dalja e ulët në votime, pasojë e zhgënjimit me qeverisjen
jehona-lushaku1234
07/06/2026 - 19:10
Linku u kopjua

Pak para mbylljes së procesit të votimit, anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar për Kosovapress pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.

Sipas saj, përqindja më e ulët e daljes në votime krahasuar me zgjedhjet e kaluara lidhet me zhgënjimin e qytetarëve ndaj qeverisjes së deritanishme dhe krizave politike që, sipas saj, nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Përqindja e ulët e daljes në raport me zgjedhjet e kaluara është për shkak të zhgënjimit që kanë qytetarët me qeverisjen e mëparshme dhe me krizat politike të cilat nuk kanë mundur të zgjidhen. Kjo i atribuohet specifikisht partisë më të madhe, pasi ata kanë qenë në gjendje t’i bëjnë institucionet dhe, si rezultat i mosmarrëveshjeve, e kanë çuar vendin në zgjedhje. Pres që votuesit e Vetëvendosjes të jenë të zhgënjyer dhe të mos kenë dalë në zgjedhje”, tha Lushaku-Sadriu.

Ajo foli edhe për pritjet nga rezultati i zgjedhjeve, duke thënë se pret një rezultat dukshëm më të mirë për LDK-në sesa ai i dhjetorit.

“Si parti kemi bërë hapa të guximshëm përpara. Kemi bërë një listë të hapur edhe me njerëz jashtë strukturës. Kemi bërë një bashkim të strukturave, por edhe të njerëzve jashtë saj dhe u kemi dhënë qytetarëve një alternativë programore. Presim që rezultati të jetë shumë më i mirë se ai i dhjetorit dhe presim një rikthim të partisë sonë”, tha Lushaku-Sadriu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026