Ja si do të jetë moti në Kosovë gjatë javës
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme do të ketë ulje të temperaturave, sidomos nga dita e marte. Sipas IHMK në viset malore do të ketë edhe reshje bore.

Njoftimi i IHMK-së:

Java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit. Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu. Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë. Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024