Ja pse mungojnë Distria Krasniqi dhe boksierja Donjeta Sadiku në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ekipi i Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024 përbëhet gjithsej nga 11 anëtarë, ku vërehet mungesa e xhudistes, Distria Krasniqi dhe boksieres, Donjeta Sadiku.

Distria Krasniqi dhe Donjeta Sadiku do të mungojnë në ceremoninë hapëse të LO Paris 2024 për shkak të garave dhe për të qenë më të pushueshme, raporton KosovaPress.

Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Ndërkaq ceremonisë i prijnë flamurmbajtësit: Xhudistët Akil Gjakova dhe Nora Gjakova, ndërsa anëtarë tjerë janë edhe sportistët, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq, trajnerët Astriti Haliti e Adnan Demaliaj, shefi I misionit, Jetoni Rudari dhe press attache, Kushtrim Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024