Ja momenti kur VAR i mohon penalltinë Arsenalit kundër Cityt
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Thirrjet për të akorduar një penallti në favor të Arsenalit, që në fillim të ndeshjes së tyre në Premier League me Manchester Cityn, u hodhën poshtë nga VAR, pavarësisht protestave nga lojtarët dhe tifozët e skuadrës londineze.

Portieri i Cityt Ederson e rrëzoi mesfushorin Martin Odegaard para se të kalonte minuta e 10’ e ndeshjes, kur ky i fundit ishte brenda 16-metërshit, përcjell KosovaPress.

Ishte e qartë që Odegaard kishte prekur topin para Ederson, dhe një kontrollim i VAR-it tregonte që nuk mund të mohohej që Odegaard u pengua nga portieri brazilian.

Sidoqoftë, VAR po ashtu tregonte që Odegaard kishte pasur kontakt i pari me Edersonin, dhe jo e kundërta.

Pas kontrollit të fundit nga VAR-i u konstatua që vendimi në fushë ishte i rregullt dhe se nuk kishte nevojë që të korrigjohej ose që gjyqtari Atwell ta shikonte vet në monitorin e VAR-it.

Ky vendim ishte vështirë i pranueshëm për skuadrën e Arsenalit, ku kjo e fundit pësoi humbje në ndeshjen e sotme kundër Cityt me rezultat të ngushtë 2:1.

Rastin e penalltisë së Odegaard e gjeni më poshtë.

https://twitter.com/mrjakehumphrey/status/1477271204591554565
A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
128
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024