Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka ndarë ankesën e një mësimdhënëseje, e cila ka folur për vështirësitë ekonomike dhe gjendjen e punëtorëve të arsimit.
Në video, mësimdhënësja shprehet e pakënaqur me kushtet dhe pagat, duke thënë se punëtorët e arsimit nuk kanë përfituar rritje, pavarësisht rritjes së kostos së jetesës.
Pas kësaj, Ismaili tha se punëtorët e arsimit, ashtu si shumë sektorë të tjerë, po përballen çdo ditë me çmime të larta dhe paga që nuk po e përballojnë koston e jetesës.
“Punëtorët e arsimit, ashtu si punëtorët në shumë sektorë të tjerë, janë duke u përballur me çmime të larta e paga të ulëta. Programi i PDK-së dhe Bedri Hamzës parasheh pikërisht këtë: rritje të pagave dhe ulje të çmimeve”, tha Ismaili.“Çmimet vazhdojnë të rriten, mirëqenia vazhdon të bie. Qytetarët nuk kanë më shumë kohë për arsyetime e propagandë. Më 7 qershor, ta ndalim krizën, ta ndryshojmë Kosovën!”, ka shkruar Ismaili.