Ismaili mban takim konsultues me anëtarin e Bordit të BQE për sistemin e pagesave
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili së bashku me zëvendësguvernatorin, Dardan Fusha zhvilloi takim virtual me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, Piero Cipollone, duke vijuar takimin e fundit në selinë e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në Frankfurt.

Sipas njoftimit temë e këtij diskutimi shqyrtimi i opsioneve dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sistemit të pagesave, me theks të veçantë mënyrën e anëtarësimi vendit tonë në skemën e pagesave SEPA dhe sistemin e pagesave të shpejta TIPS, projekt që mbështetet edhe nga BQE-ja si pjesë e Procesit të Berlinit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Po ashtu, është diskutuar edhe për rëndësinë që ka avancimi i infrastrukturës teknike dhe kornizës rregullative, për qasje në sistemin e pagesave të Bashkimit Evropian, ku BQK-ja ka bërë përgatitje dhe ka si objektiv strategjik anëtarësimin, me përfitime shumë të mëdha si për qytetarët, bizneset, mërgatën dhe gjithë ekonominë”, thuhet në komunikatë.

Më njoftim thuhet po ashtu se pjesë e diskutimi ishte dhe bashkëpunimi i mundshëm ndërmjet BQK-së dhe BQE-së në fushën e menaxhimit të rezervave, mbikëqyrjes së bankave sistemike, si dhe çështje që lidhen me ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimi i përvojave brenda mandatit të BQE-së dhe BQK-së.

Në fund të takimit u darkordua për intensifikimin e takimeve me propozime konkrete, dhe bashkëpunimit në arritjen e qëllimeve të përbashkëta të dy institucioneve.

Po ashtu u tha se kontributi i Cipollone mbetet i rëndësishëm, si një mbështes i këtij procesi, i cili para se të emërohej në këtë pozicion ekzekutiv në BQE ka qenë zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Italisë, duke zëvendësuar kështu Fabio Panetta, i cili tashmë është Guvernator i Bankës së Italisë (Banca d'Italia).

Sipas njoftimit, BQK po punon me përkushtim në arritjen e objektivave strategjike afatgjata, që kërkojnë angazhim të përditshëm dhe koordinim të duhur institucional dhe ndërkombëtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024