Ish-zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) i cilësuan si shqetësuese dhe propagandistike kërcënimet e ish-shefit të BIA, Aleksandar Vulin, për sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek politika antiserbe, duke vlerësuar se deklaratat e tij duhet të alarmojnë institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, tha për KosovaPress se formulimi i deklaratave të Vulinit është jashtëzakonisht shqetësues dhe se ai, përmes fjalëve të tij, ka inkriminuar vetë shërbimet sekrete serbe për veprime të mëhershme në Kosovë.
Tutje, ai theksoi se Serbia, siç u shpreh, po vepron si mashë e Rusisë dhe synon destabilizimin e Kosovës, duke kërkuar rritje të vigjilencës nga sektori i sigurisë dhe forcim të koordinimit me partnerët ndërkombëtarë.
“Serbia si mashë e Rusisë do të vazhdoj edhe më tutje të sillet papërgjegjshëm dhe të tentojë ta shfrytëzojë cilëndo situatë që i vjen në dorë për ta destabilizuar Kosovën dhe kërcënuar dhe qytetarët duke përfshirë edhe lidershipin e shtetit.. 3:43 Kjo është një prej dëshmive publike se shovenizmi sikurse është ai i Vulinit nuk është i izoluar, pra është mentalitet shtetëror dhe shoqëror atje.. 4:30 Sektori i sigurisë në përgjithësi duhet të rris vigjilencën, nivelin e përgjithshëm të gatishmërisë dhe komunikimin me partnerë ndërkombëtarë, para se gjithash me SHBA-në dhe NATO-n dhe shtete e rajonit”, tha ai.Deklarime të tilla, sipas tij, shfaqin natyrën ekstremiste, nacionaliste dhe shoveniste serbe.
“Nuk është befasuese kur kjo deklaratë vjen prej një antishqiptari. E mira e kësaj pune është se nuk kanë asnjë mundësi për të jetësuar atë që ka thënë Vulini, marrë parasysh se BIA nuk është Mossad dhe Serbia nuk është Izrael, sepse po të ishte këta moti do ta bënin këtë. Jo që kanë pritur një kohë më të mirë, por mundësia e tyre për të bërë diçka të tillë është zero dhe për këtë arsye shprehin dëshira.. Mbi këtë bazë nuk janë të rrezikshme, por vetëm shpërfaqin këtë natyrën ekstremiste, nacionaliste dhe shoviniste që ka politika në Serbi”, tha Sopjani.
“Kjo deklaratë përbën një precedent të rrezikshëm dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Republikës së Kosovës dhe kryeministrit të saj, Albin Kurti. Përveç lidhjeve të dokumentuara me Rusinë, Vulin njihet gjerësisht si zë artikulues i qëndrimeve të Presidentit Aleksandar Vuçiq. Institucionet e Republikës së Kosovës, në nivel të lartë profesionalizmi, po e përmbushin mandatin e tyre kushtetues dhe ligjor. Ato janë të gatshme të përballen me çdo lloj kërcënimi në mënyrë profesionale dhe në përputhje me ligjin. Njëkohësisht, ne si bartës të institucioneve nuk zbrapsemi përballë këtyre kërcënimeve dhe do të vazhdojmë rrugën tonë drejt forcimit të Republikës sonë të pavarur dhe sovrane”, tha Sveçla.
Ai ka thënë se Serbia duhet të veprojë në Kosovë ashtu siç vepron Izraeli përmes Mossad-it kundër atyre që i konsideron armiq.
Se Serbia ka kryer sulme kundër shqiptarëve, këtë ai nuk e ka mohuar. Përkundrazi, Vulin ka deklaruar se dinë si bëhen këto punë. /A. Shala/