Ish presidenti Pacolli me homologët nga Shqipëria shkojnë në Hagë
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Behgjet Pacolli në cilësinë e ish presidentit të Kosovës bashkë me ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Kjo u bë e ditur nga Jetlir Zyberaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai po ashtu tha kjo vizitë po bëhet me iniciativë të Pacollit dhe se ftesa iu është bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët sipas Zyberajt për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.

“Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli  javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilën thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës. Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta. Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024