Mediat iraniane kanë raportuar se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka shënjestruar tri anije në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas raportimeve, anija e parë e sulmuar ishte “Epaminondas”, në pronësi të një kompanie greke. BBC Verify raportoi se anija u afrua nga një mjet i IRGC-së, i cili hapi zjarr duke shkaktuar dëme të mëdha në urë. Sipas raportimeve, anijes fillimisht i ishte thënë se kishte leje për të kaluar nëpër ngushticë, transmeton KosovaPress.
Ndërkaq, anija e tretë e sulmuar ishte “MSC Francesca”, e cila po lëvizte drejt Gjirit të Omanit. Firma e inteligjencës detare Vanguard, e cituar nga BBC Verify, tha se anija u sulmua rreth gjashtë milje detare larg brigjeve iraniane dhe u urdhërua nga IRGC të ndalonte. Raportohet se ajo ka pësuar dëmtime në trupin e anijes dhe në hapësirat e brendshme.