IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren
Siguri
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve policore. Rekomandimi për suspendim vjen pas ankesës së një qytetari, i cili dje ishte shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi ai fillimisht ishte ndaluar nga policia për kundërvajtje dhe ndaj tij ishin shqiptuar dy tiketa. Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë pranuar edhe raportet mjekësore lidhur me natyrën e lëndimeve trupore të ankuesit. Në konsultim me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me rastin si dhe për të sqaruar rrethanat e incidentit.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
560
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024