Intervistimi i Martin Berishajt, flasin nga Prokuroria Speciale
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Kosovës në Zagreb Martin Berishaj ka dhënë sot deklaratën e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK) pas pretendimeve për përfshirje në një aferë financiare. Pas tetë orë intervistimi, për të cilin nuk dihet ende nëse ka përfunduar, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu ka folur para mediave, duke thënë se nuk ka informacione mbi intervistimin e ambasadorit Berishaj nga Prokuroria Speciale. “Sikur të kishte aktakuzë ju kishim informuar si gjithmonë, përderisa nuk ka - nuk ju kemi informuar," tha Lutfiu.

Gjatë ditës, avokati mbrojtës Tomë Gashi shkroi në Facebook se Martin Berishaj kishte paraqitur kërkesën për të dhënë deklaratë sqaruese pas disa pretendimeve që kishin dalë në media. “Martini tashmë ka dhënë deklaratë në PSRK. Deklarata e tij është konfidenciale”, ka thënë Gashi, duke shtuar se nuk mund të deklarohet më shumë për përmbajtjen e kësaj deklarate. Ndryshe, më herët ishte raportuar për një aferë financiare të ambasadorit Martin Berishaj në Slloveni. Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021. Ai ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani. /A.Drenica/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024