Interi bën gati kontratat e reja, por jo për Dumfries
Lexohet për: 2 min.
FC Internazionale v Viktoria Plzen: Group C - UEFA Champions League
1 vit më parë
Linku u kopjua

Henrikh Mkhitaryan dhe Federico Dimarco thuhet se janë af afër për të arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Interin, por situata e Denzel Dumfries është më e komplikuar.

Simone Inzaghi pret që t’i sheh lojtarët kyç të rinovojnë kontratat e tyre me klubin gjatë pushimit të Krishtlindjeve, raporton KosovaPress.

Mkhitaryan do të mbajë pagën e tij prej 3.9 milionë eurosh në sezon, ndërsa mbetet të shihet nëse marrëveshja do të jetë kontratë dy vjeçare apo një kontratë një vjeçare me opsionin për ta rinovuar deri në qershor të vitit 2025.

Sa i përket Dimarcos, ai pritet që ta dyfishojë pagën e tij në katër milionë euro plus bonuset, në një kontratë që do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2028, ndërsa në kontratë nuk ka klauzolë lirimi.

Sidoqoftë, “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Dumfries po kërkon për më shumë se pesë milionë euro në sezon, dhe bisedimet për kontratë të re do të vazhdojnë pas Krishtlindjeve.

Dumfries po kërkon një milionë euro më shumë se sa oferta që e ka në tavolinë, dhe duke e konsideruar se holandezi ka interesim të madh nga klubet e Premier Ligës, nuk do të ishte sakrificë e madhe për Interin që ta shesë gjatë merkatos verore.

27 vjeçari ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2025 dhe u transferua nga PSV për vetëm 14.25 milionë euro në vitin 2021.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025