Inspektorati gjen mospërputhje të çmimeve rafte-arkë dhe mashtrim me zbritjet e reklamuara
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se përmes Inspektoratit të Tregut ka vazhduar inspektimet edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Sipas MINT, qëllimi i inspektimeve në këtë periudhë vazhdon të jetë verifikimi i çmimeve të produkteve bazike për shportën e konsumatorëve.

“Gjatë inspektimeve të ditës së shtunë, Inspektorët e Tregut kanë hasur në parregullsi sa i përketë mospërputhjes së çmimeve raftë –arkë, mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuara dhe në disa produkte ka munguar deklaracioni në gjuhën shqipe, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. MINT falënderon gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në të njëjtën kohë i siguron konsumatorët se Inspektorati i Tregut do të jetë aktiv në interes të mbrojtjes së konsumatorëve, eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, mbrojtjen e konkurrencës së drejtë dhe në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna, do të vazhdojë inspektimet në tërë Kosovën dhe në çdo rast kur konstatohen parregullsi, do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024