Gjatë inspektimeve të inspektorëve të tregut të MINT në bashkëpunim me ATK-së, ka rezultuar se nga 22 pika të karburantit të inspektuara, te 19 operatorë ekonomikë është konstatuar se po i respektojnë çmimet maksimale të lejuar, ndërsa tre operatorë ekonomikë nuk kanë respektuar përcaktimin e çmimeve.
Ndaj këtyre të fundit janë urdhëruar që menjëherë të rregullojnë çmimet sipas njoftimit të MINT dhe ndaj tyre janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu në një postim në Facebook.
Inspektorët e tregut kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm për të vlerësuar nëse ngritja është si pasojë e ngritjes së çmimeve të produkteve të tjera si miell, vaj, është ngritje artificiale apo të pajustifikueshme. Pas vlerësimit do të merren masa në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Me këtë rast qytetarët ftohen që për çdo parregullsi në treg të adresojnë ankesat në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit (MINT) në numrin e telefonit 0800 11 000.