Profesori i biologjisë, Halil Ibrahimi prezantoi sot llojin e ri të insektit “Potamophylax Humoinsapiens”, të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit. Ai u shpreh se hulumtimi kishte nisur para një dekade.
Ibrahimi theksoi se insekti ndihmon në funksionimin dhe pastrimin e lumenjve.
Ndër të tjera, ai tregoi edhe për rëndësinë e instekteve, duke thënë se nga insektet varet jeta e të gjitha gjallesave. E nga numri total 1 milion llojeve të njohura të insekteve, Kosova ka zbuluar 19-të lloje.
‘“Nëse insektet do të zhdukeshin, edhe bota për disa kohe nuk do të ekzistonte. Nga insektet varet jeta e të gjitha gjallesave. Janë 1 milion lloje të njohura të insekteve, por kjo është vetëm 1/10 e llojeve ekzistuese. Pjesa më e madhe është nëpër botë mirëpo nuk i’u është vendosur emri, nuk janë studiuar, nuk dihet se si funksionojnë, cfarë ndikimi ka zhdukja e tyre. Në Kosovë ka pasur të dhënë të pakta për insekte. 19 lloje te reja të insekteve janë zbuluar në dekadën e fundit nga departamenti i biologjisë në UP”, tha ai.
“Ne kemi marrë sot një nismë që të ftojmë dhe të nderojmë një prej kolegëve tanë, profesorin, Halil Ibrahimi, i cili këto vitet e fundit të punës së tij ka bërë disa zbulime. Ka zbuluar disa insekte të reja në Kosovë të cilat kanë qenë të panjohura ose të paditura më herët... 03:23 Një mirënjohje është më e pakëta që ne mund të bëjmë për të, por gjithashtu një gjest i vlerësimit për të gjithë ata që bëjnë studime dhe gjenerojnë rezultate serioze në fushën e tyre të dijes. Poashtu, edhe si një tregues për të tjerët, për t’iu treguar se ne do t’i shohim dhe do t’i vlerësojmë të gjithë ata të cilët bëjnë punë të mira dhe serioze”, u shpreh Qerimi.
Ndërkaq, ai theksoi se janë duke shikuar mundësinë për të stimuluar njësitë akademike rreth hulumtimeve, përmes fondeve.