Inflacioni me shumicë i Gjermanisë bie në nivelin më të ulët të 16 muajve
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në rënie për të katërtin muaj radhazi, inflacioni me shumicë i Gjermanisë arriti në nivelin më të ulët të 16 muajve në dhjetor 2022, zbuluan të hënën të dhënat zyrtare.

Çmimet me shumicë u rritën 12.8% nga viti në vit në dhjetor, duke u zbutur nga një rritje vjetore prej 14.9% në nëntor, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

“Ndikimin më të madh në normën vjetore të ndryshimit në dhjetor 2022 e pati rritja e çmimit në tregtinë me shumicë të produkteve të naftës minerale (rritje me 22,8%)”, tha Destatis.

“Rritje veçanërisht të mprehta të çmimeve në krahasim me dhjetorin 2021 treguan në tregtinë me shumicë me lëndë djegëse të ngurta (rritje me 82,3%), si dhe me kafshët e gjalla (rritje me 47,6%)”, shtoi ai.

Në baza mujore, çmimet e shitjes me shumicë ranë 1.6% në dhjetor 2022.

Për të gjithë vitin 2022, çmimet e shitjes me shumicë u rritën mesatarisht 18.8% krahasuar me një vit më parë./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024