Importi arrin 7 miliardë euro, këto janë top dhjetë shtetet që e pushtojnë tregun e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Importi arrin 7 miliardë euro, këto janë top dhjetë shtetet që e pushtojnë tregun e Kosovës
eksport-import
12/01/2026 - 19:45
Linku u kopjua

Kosova po vazhdon të thellojë varësinë e saj nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel tejet të lartë, raporton KosovaPress.

Shteti ynë ka importuar mallra në vlerë rreth 7 miliardë euro gjatë vitit 2025, sipas Institutit GAP, referuar Doganës së Kosovës. Megjithatë vlera e mallrave të eksportuara ishte më pak se 1 miliard euro (929 milionë euro eksportet).

Derisa, gjatë vitit 2024, vlera e importit ishte 6.38 miliardë euro, në vitin 2023, ajo ishte ishtë më e ulët, 5 miliardë e 878 milionë euro.

Por kush janë top dhjetë shtetet partnere tregtare të Kosovës.

Shteti evropian, Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës. Nga ky shtet Kosova importoi mallra në vlerë 1 miliard euro, pasuar nga Turqia me 926 milionë euro. Shteti i tre nga importon Kosova mallra renditet Kina me 920 milionë euro, vijuar nga Italia me 368 milionë euro, Maqedonia Veriore me 350 milionë euro, Shqipëria në

vendin e gjashtë me 286 milionë, Greqia 279 milionë euro, Polonia me 273 milionë, Serbia e nënta me 234 milionë euro dhe e dhjeta India me 185 milionë euro, sipas Institutit GAP.

Në vitin 2024, Turqia ishte në vendin e parë për nga importoi Kosova mallra, e Gjermania në vendin e dytë.

KosovaPress ka dërguar kërkesë gjatë javës së kaluar në Doganën e Kosovës për vlerën e importit dhe eksportit në tri vitet e fundit, por nuk ka marrë përgjigje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026