IFA e UEFA: Procesi zgjedhor i FFK-së duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të palëve të treta
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
IFA e UEFA: Procesi zgjedhor i FFK-së duhet të zhvillohet pa ndërhyrje të palëve të treta
28/01/2026 - 21:01
Linku u kopjua

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA), sipas një letrë të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës,  kanë konfirmuar zyrtarisht se FFK ka miratuar ndryshimet statutore në përputhje të plotë me kërkesat e tyre, si dhe me Ligjin nr. 08/L-277 për Sportin dhe rekomandimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në një shkresë të përbashkët drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, theksohet se amendamentet janë rezultat i një procesi gjithëpërfshirës konsultimi ndërmjet FIFA-s, UEFA-s, FFK-së dhe MKRS-së, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë në të gjitha Kuvendet ku janë miratuar ndryshimet.

Në të njëjtën shkresë, FIFA dhe UEFA vënë theksin te respektimi i parimit të pavarësisë institucionale të FFK-së dhe kërkojnë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa ndërhyrje të padrejtë nga palë të treta, duke sqaruar se çështjet e qeverisjes dhe anëtarësisë janë kompetencë ekskluzive e organeve statutare të federatës.

Po ashtu, dy institucionet konfirmojnë se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së më 5 shkurt 2026, për të vëzhguar mbarëvajtjen e procesit në përputhje me Statutin e FFK-së.

Kuvendi Zgjedhor i FFK s mbahet më 5 shkurt 2026. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026