Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Vrasje kjo e cila ndodhi në oborrin e një salle dasmash.
Sipas Policisë i dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do ta procedojnë rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
https://kosovapress.com/vrasja-ne-ferizaj-i-dyshuar-per-kryerjen-e-vepres-nje-zyrtar-policor